|
|
|
| Written by jozef martini | |
| Tuesday, 02 September 2008 | |
|
Publikue ne albanovaonline.com me 3.4.2003
Fadil Kraja
Ishte vetėm 17 vjeē, student nė Seminarin papnor tė Shkodrės, kur zotėronte shkėlqyeshėm latinishten, greqishten e vjetėr, frėngjishten dhe italishten. Pikėrisht nė kėtė moshė pėrktheu romanin Ben Hur tė Wallasit. Ishte njė pėrkthim qė u konsiderua nga profesorėt e tij e mė pas edhe nga lexuesit si i pėrsosur. Ky roman i dha mė tej atij zemėr e forcė pėr ti hyrė udhės sė vėshtirė dhe fisnike tė pėrkthimit. Udhė e gjatė, tashmė 63- vjeēare. Kėto ditė i shkova nė shtėpi pėr ta takuar, sepse prej kohėsh nuk del nga shtėpia. Tashmė ėshtė 80-vjeēar dhe i sėmurė. E gjej duke punuar. Fjalorė, dosje dhe pirgje letrash dhe diku mė tej makina e vjetėr e shkrimit... Po i hedh dorėn e fundit njė vepre madhore, fjalorit diakronik latinishtshqip. Ka 16 vjet qė punon pėr kėtė fjalor, origjinal prej 65 000 fjalėsh. Mė tregon dosjen e trashė. Janė 4800 faqe tė daktilografuara nė atė dosje. Ėshtė i zbehtė nė fytyrė, por buzėqeshja plot mirėsi qė nuk iu nda gjithė jetėn, mė bind se terapia mė e mirė pėr tė ėshtė vetėm puna. I shtyn ditėt i kėnaqur me pensionin prej 1800 lekėsh, pension i posaēėm. Edhe e shoqja ėshtė e sėmurė. E tashmė dy pleqve fisnikė iu shėrben vajza, e cila ėshtė shpėrngulur nė apartamentin e babait sė bashku me burrin dhe fėmijėt. * * * Profesor Gjon Shllaku, ky mjeshtėr i madh dhe i pashoq qė sapo mbushi 80 vjeē, i bėri tė flasin shqip Homerin, Eskilin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Horacin, Shekspirin, Hygoin, Rasinin, Alfred De Musenė, e deri tek papa Gjon Pali i dytė. Ai bėri tė tingėllojė aq bukur ėmbėlsia e vargjeve tė La Martinit, trishtimin e Shatobrianit, gazin e ēiltėr tė Bomarshesė, Ėshtė pikėriasht ai, pra, profesor Gjon Shllaku, pėrkthyesi i pashoq i 50 kryeveprave botėrore, nė tė gjitha gjinitė, tragjedi, komedi, poezi, prozė, esse, mendime filozofike, histori... Gjon Shllaku, helenisti i madh, fitues i diskut tė argjendtė, nga qeveria greke, si njė ndėr pėrkthyesit mė tė shquar tė letėrsisė antike greke, ėshtė nderuar edhe me Urdhrin Naim Frashėri i artė, dhe i ėshtė dhėnė me tė drejtė titulli Profesor nga Kėshilli i Ministrave dhe komisioni i kualifikimit shkencor. Ai ėshtė gjithashtu fitues i Pena e artė nė vitin 2001 pėr pėrkthimin Gjeorgjikat e Virgjilit. * * * Tek kujton jetėn e Gjon Shllakut, ndien dhimbje, por edhe krenari njėherėsh. Sa e egėr dhe sa mizore ėshtė treguar jeta me tė. Sa shumė i ka dhėnė Shqipėrisė ky njeri kolos dhe sa pak mori prej saj. Kur ishte 22 vjeē, student nė vitin e tretė nė fakultetin teologjik, e arrestuan, nėn akuzėn si anėtar i organizatės Bashkimi Shqiptar dhe dėnohet me 101 vjet burgim. Provon tė gjithė kampet famėkeqe tė Shqipėrisė komuniste. Ėshtė djersa dhe puna e tij nė betonin e fushės sė aviacionit nė Rinas, tek Ura Vajgurore, nė tharje kėnetashe nė miniera, nė thyerje gurėsh. Kur ishte nė burgun e Burrelit, natėn, nėn dritėn e zbehtė tė llampės sė kapanonit, mėsonte anglishten, gjermanishten, spanjishten, dhe greqishten e re. Dhe aty nė burg pėrkthente nga tė gjitha kėto gjuhė. Kur del nga burgu nė vitin 1957, nė moshėn 34-vjeēare, ky poliglot, zotėrues tashmė i 18 gjuhėve tė huaja me njė vandak pėrkthimesh, nė dhomėn e tij birucė ku banonte me prindėrit do tė provojė kalvarin e punės poshtėruese nė kooperativėn e artizanatit dhe nė Zukth kashta. Herė ishte punėtor i thjeshtė e kur lufta e klasave gjoja zbutej e bėnin normist. Por ai punonte dhe kurrė nuk ankohej. Itinerari i ditėve tė tij ishte shtėpi-vendpunim. Nė ndėrmarrje gjithmonė djersė dhe fyerje, ndėrsa nė shtėpi pasditeve dhe natėn futej mes studimeve krijimeve e pėrkthimeve tė tij tė dashura. Me ndihmėn e njerėzve tė mirė e sidomos tė Llazar dhe Drago Siliqit (drejtor i shtėpisė botuese Naim Frashėri) arriti tė botojė kryeveprėn e tė gjithė kohėrave Iliadėn e Homerit, botim ky qė bėri bujė tė madhe, megjithėse pėrkthimi ishte nė gegėrisht. Ky pėrkthim u ribotua sėrish nė 1979 nė gjuhėn letrare dhe dy herė nė Kosovė mė 1971-2000. Por u gėzua para kohe Gjon Shllaku, pasi pa tė botuar Iliadėn e tij mė 1965 e njė vit mė vonė kur botohet nga Drago Siliqi edhe Historia e Skėnderbeut e Sansovinos, pėrkthyer nga origjinali italisht. U gėzua para kohe, sepse nga ai vit e mė pas do ti mbyllej pėrfundimisht porta e botimeve. Lufta e klasave e dėnoi pėrsėri, kėtė radhė me heshtje e pėrbuzje. As Llazarėt e as Dragot nuk mund ta ndihmonin mė. Pėrkundrazi, kur dėrgoi tragjedinė e Sofokliut nė Akademinė e Shkencave, pasi e lanė katėr orė tė presė, qė tė takohet me drejtuesit, i thonė nė korridor: Nuk ka nevojė populli pėr pėrkthimet e njė armiku tė klasės. Megjithatė ai sėrish nuk ra nė dėshpėrim. Vazhdoi tė pėrkthejė, tė krijojė (sepse ai ėshtė edhe autor tragjedish. Siē tregon pėrmes butėsisė dhe buzėqeshjes: Dum spiri spero (sa marr frymė shpresoj). Shpresoja se do tė vinte njė ditė qė puna ime do tė dilte nė dritė. Dhe ajo ditė erdhi pėr Gjon Shllakun. Vitet e demokracisė ia hapėn dyert e botimit gjithė veprave tė tij. Vonė pėr 80-vjeēarin. "Por mė mirė vonė se kurrė! pėrgjigjet mjeshtri i madh. Tani veprat e tij botohen nė Itali, Greqi, Francė, Amerikė. E thėrrasin nė konferenca dhe kongrese, e bėjnė anėtar tė komisioneve e kėshillave artistike, e vėnė nė presidiume e tribuna. Por 80-vjeēari ka vetėm atė buzėqeshjen plot mirėsi, si dikur, si nė burg, si nė punėn e rėndė tė mbijetesės... si tani. Ėshtė eliksiri i jetės sė tij, kjo buzėqeshje. Puna, gjithnjė puna. |
| < Prev | Next > |
|---|



