PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Wednesday, 01 October 2008




Publikue ne albanovaonline.com me 30.5.2007


 
 
Figura e Skėnderbeut nė fotografinė shqiptare


Qerim Vrioni


Rilindja Kombėtare, kjo lėvizje e fuqishme dhe e gjithaneshme politike, shoqėrore, kulturore, ushtarake nė pėrpjekjet e saj pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, i dha njė rėndėsi tė madhe edhe ngritjes lartė tė figurės sė Skėnderbeut nė artet pamore. Nė kėtė kuadėr , pėrveē piktorėve dhe skulptorėve, edhe fotografėt shqiptarė te fillimshekullit XX e vlerėsuan dhe identifikuan shqiptarizmin me personalitetin e Skėnderbeut duke e trajtuar atė me shumė tė drejtė si simbol tė kombit.
Fotografėt me intuitė, e kuptuan se arti i tyre komunikonte mė lehtė me publikun sesa piktura dhe skulptura, po tė kemi kėtu parasysh qarkullimin e vlerave kulturore. Pėr kėtė qėllim , fotografėt shfrytėzuan fotografinė , kėtė demokrate tė madhe e tė heshtur pėr tė ngritur lartė frymėn atdhetare. Kartolinat postare ishin krijime shumė tė pėrshtatėshme tė lėmit tė fotografisė. Ata pėrdorėn piktura dhe grafika tė ndryshme me portretin e Skėnderbeut pėr tė krijuar kolazhe qė nė pėrgjithėsi janė njė lloj shkrirje tė fotografisė me pikturėn, ose tė fotove tė ndryshme, duke formuar njė tė vetme. E quajmė meritė tė veēantė tė kėtyre fotografėve krijimin e kolazheve si njė zhanėr tė artit fotografik. Ato nė fund tė fundit pėrbėjnė fotokompozime tė mirėfillta e si tė tilla janė tė parat nė histori tė fotografisė shqiptare, ose mė ndryshe mund t’i quajmė hapat fillestare tė “instalacioneve” ose “performancave” tė sotme.Bashkimi i tyre shtypej mė pas nė fotografi tė posaēme dhe nė kartolina e, sidomos me tė dytėn, Heroi Kombėtar “hynte” nė ēdo shtėpi shqiptare, duke u bėrė kėsisoj njė figurė familjare. Mjaft kolazhe tė asaj kohe, vendosnin pranė portretit tė heroit tonė, portretin e Princ Vidit, mbretit tė caktuar tė shqipėtarėve mė 1914. Emri i mbretit tė ri qė ndonėse nuk njihej ende mirė, u lindi atyre shpresa tė mėdha pėr krijimin e shtetit mbretėror, dhe e pritėn ardhjen e tij me ngazėllimin e ardhjes pėrsėri tė “Motit tė madh tė Arbėrit” (periudha e Skėnderbeut, shekulli XV).
Nga njė pikshikimi tjetėr, mbėshtetja pėr mbretin e ri, tregon vizionin e fotografėve shqiptarė nė atė kohė tė trazuar, ashtu si edhe tė rilindasve tė tjerė, pėr kthimin e Shqipėrisė pas katėr shekujve nė familjen europiane (disa kohė mė parė ishte folur pėr njė princ turk nė fronin mbretėror shqiptar).
Nė kolazhet, ashtu si edhe nė kartolinat, pėrvec frymės sė theksuar atdhetare, ndjehet sensi i hollė artistik dhe mjeshtėria profesionale. Kėndvėshtrimi estetik, nė tė dy rastet nuk shfaqet vetėm nė piksynimin fotografik, qė edhe ky ėshtė nė nivel tė kėnaqėshėm, por edhe nė tekstet shoqėruese. Ato janė thirrje patriotike, por edhe vargje tė zgjedhura atdhetare nga poetė tė Rilindjes tonė, ose kėngė me pėrmbajtje shumė frymėzuese pėr lirinė e vendit qė sapo kishin filluar tė kėndoheshin.
Kolazh interesant me frymė tė theksuar atdhetare ka krijuar fotografi njohur korēar Vani Burda (1875-1949) nga Kolonia shqiptare e Bukureshtit i cili hapi nė Korēė studio fotografike. Ai ėshtė autor i fotopllakatit tė parė shqiptar (kushtuar dėshmorėve tė Ormėn-Ēifligut, 1911), dhe ka sjellė nė Shqipėri fotografitė e Frashėrllinjėve tė mėdhenj. Nė kolazh shihen tė vendosura pėrballė njera-tjetrės, figura e Skėnderbeut (e fotografuar nga ndonjė pikturė) dhe fotografia e Princ Vidit (foto1). Skėnderbeun, kėtu e shohim mė tepėr si politikan e diplomat, madje edhe si mbret, se sa si luftėtar. Kjo jo vetėm nė saje tė veshjes civile, por sidomos nga qėndrimi e shikimi. Piktori, e si pasojė edhe fotografi, e kanė paraqitur me pėrkrenaren aq luftarake e tė veēantė qė edhe nė atė moshė tė thyer i ka hije. Ajo ėshtė diēka organike e figurės sė tij. Mbretin e Madh dhe Princ Vidin i ndan dhe i bashkon njė shqiponjė dykrenare nė fluturim me krahė hapur. Ndonėse shqiponja ėshtė vizatuar thjeshtė, ajo merr vlera simbolike nė kolazh. Si tė gjithė shqiptarėt nė atė kohė, edhe fotografi Burda e priti me gėzim tė madh ardhjen e mbretit tė ri. Mbi kokėn e shqiponjės shkruhet:”Zoti qoftė me ne. Pas 5 shekujsh nė robėri, sot Shqipėri e shqipėtarėve”. Kolazhi ėshtė i vitit 1914 e qarkulloi gjatė si kartolinė postare.
 
Njė kolazh tjetėr qė bashkon Skėnderbeun me Vidin, ėshtė ideuar dhe zbatuar nga shoqėria atdhetaro-kulturore “Njė tufė djelmoēa shkodranė”, kryetar i tė cilės ishte fotografi shumė i njohur Kel Marubi (1870-1940) (foto2). Kėtu portreti i Skėnderbeut ėshtė fotografuar nga njė medalion i bėrė nė bazė tė pikturės sė pėrdorur edhe nga Burda. Por kėtu profili mė vertikal flet pėr njė frymė mė tė spikatur luftarake. Edhe ndriēimi i medalionit gjatė fotografimit duket mjaftė i gjetur. Dy figurat i lidhin krahėt e tejhapur tė shqiponjės me dy krerė e me yllin gjashtėcepėsh sipėr, dhe fjalėt “Besė e Bashkim”. Nė qendėr, poshtė duket skeptri mbretėror me yllin gjashtėkėndėsh shqiptar. Djathtas ai mbėshtetet mbi njė pallua, stemė e rrallė e familjes princėrore Vidi, dhe majtas mbi krahun e shqiponjės. Kolazhi pra ngėrthen shumė elementė simbolikė. Daton vitin 1915, princ Vidi kishte disa muaj qė ishte larguar, por shpresohej tė kthehej pėrsėri. Ka qarkulluar pėr shumė kohė brenda dhe jashtė vendit si kartolinė postare.

 

Atelie “Marubi” nė Shkodėr hodhi nė tregun ekonomik , por me synim mė tepėr “tregun shpirtėror” tė shqipėtarėve, nė fillim tė shekullit XX, njė kartolinė ku ėshtė fotografuar piktura e Skėnderbeut nga piktori i njohur Theohar Gjini (1880-1956), duke kalėruar me shpatė nė dorė (foto3). Nė kėtė fotografi, Marubi (Keli), na paraqet Skėnderbeun luftėtar, nė njė ēast beteje “duke ndjekur armikun” me armatimin e tij karakteristik. Nga njė pikturė e bukur nuk ka vėshtirėsi tė realizosh njė fotografi tė tillė. Merita e fotografit kėtu qėndron nė atė se ai krijon njė kartolinė shumė atdhetare. Karakterin e theksuar patriotik kartolinės ja shtojnė fjalėt ndėnė foto ku shkruhet:”Rrnoftė Shqypėnia” e mė pas vargjet: “Armiku ē’e hangri/e nė kambė s’e la/ Deri nė buzė tė varrit/ Skander Beu s’ju nda”. Pėrsėri Skėnderbeu, e pėrsėri figura e tij pėr tė ngritur lartė frymėn atdhetare . Edhe kjo kartolinė ka qarkulluar nė sasira tė mėdha dhe parapėlqehej shumė nga shqipėtarėt pėr korespondencė. Piktura e Skenderbeut e Th. Gjinit e shpalli piktorin nė tė gjithė vendet ku jetonin shqiptarė “piktor mėmėdhetar”, Konica e quajti “shqiptar tė kulluar, atdhetar tė vėrtetė, shqiptar tė urtė”, ndėrsa Noli e cilėsoi “Piktor tė parė tė Shqipėrisė” .Pėrmendim se nė vitin 1927, Kel Marubi i u dhuron shqiptarėve tė Amerikės nėpėrmjet Kryqit tė Kuq Shqiptar 500 kartpostale tė shtypura nė Shkodėr. Ndėr to pjesa mė e madhe ishin ato me pikturėn e Th. Gjinit.

 

Njė kartolinė me portretin e Skėnderbeut ka realizuar edhe Kel Marubi, i cili fotografon njė pikturė tė heroit tonė ku bie nė sy shpata e mbajtur me dorėn e djathtė, e me shikim nė tė kundėrtė tė armės (foto4). Nė kėtė kartolinė kemi njė portret tė heroit qė ndryshon shumė nga tė zakonėshmit. Piktori e ka vizatuar atė pa pėrkrenaren, me njė si diademė lulesh mbi kokė, por me shpatėn nė dorė. Pėrshtypje tė veēantė kėtu tė krijojnė sytė me shikimin e tyre mjaftė dinjitoz. Kartolina ėshtė e kolanės “Kujtim nga Shqypėnia” dhe shoqėrohet me vargjet e njohura tė Mihal Gramenos :”O trima luftėtare / o birtė e Skanderbeut/ kėrkoni ju shqyptar /Lirinė e mėmėdheut”. Piktura, sipas studiuesit Ferid Hudhri, ėshtė krijim i skulptorit arbėresh, Mikel Trota.

 

Njė kartolinė nė lėmin e kolazheve tė fotografėve shqiptarė tė gjysmės sė parė tė shek. XX, ėshtė edhe ajo e krijuar nga studio “Guga e shoku” tė Tiranės. Nė tė paraqitet Skėnderbeu dhe Zogu I, dhe i takon viteve ’30 (foto5). Skėnderbeu ėshtė riprodhuar nga ndonjė pikturė e vjetėr si luftėtar me pėrkrenaren nė kokė, pelerinėn dhe dorėn e majtė mbi dorezėn e shpatės. Edhe mbreti Zog pasqyrohet me grand uniformė ushtarake. Dy figurat qėndrojnė brenda elipsave, e mbi to duket shqiponja dykrenore e njėjtė me atė tė kartolinės sė shoqatės “Njė tufė djelmoēa shkodranė”, por pa yllin gjashtėkėndėsh sipėr. Poshtė portreteve shihen dy flamuj kombėtar tė kryqėzuar mbi tė cilėt ėshtė vendosur pėrkrenarja e Skėnderbeut, e anash tyre fjalėt “Besa shqiptare”. Nė kartolinė flamujt dhe shqiponja janė me ngjyrė tė kuqe, ndėrsa elipsat e portreteve janė rrethuar me varak tė verdhė, cka tregon se ajo kish njė farė lluksi pėr atė kohė. Autorėt e kartolinės shihnin me tė drejtė tek Zogu mbretin e dytė nė historinė e shqiptarėve.

 

Njė fotografi tjetėr qė ka gjetur pėrdorim si kartolinė ėshtė edhe kjo qė paraqet bustet e Skėnderbeut dhe mbretit Zog (foto6). Nė mes tė tyre mbi njė pod tė vogėl shihet pėrkrenarja simbolike e Skėnderbeut, e poshtė saj stema e mbretėrisė sė Zogut. Fotografi, deri tani i panjohur, ka zgjedhur buste tė mbretėrve shqiptarė, ku ata janė me uniformė ushtarake si pėr tė mbėshtetur mendėsinė e respektit tė madh tė shqiptarėve pėr armėt, por sidomos pėr mbajtėsit e tyre.

 

Nga ē’u shkrua mė sipėr, fare qartė del pėrfundimi se edhe fotografėt shqiptarė tė viteve tė para tė shekullit XX, kanė kontribuar me veprimtarinė e tyre nė lėvizjen kombėtare. Kjo ėshtė arritur nga ata, edhe duke ngritur lart figurėn madhore tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu i shquar edhe pėr bashkimin e princave arbėr tė shekullit XV.







Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >