Kryengritja shqiptare e vjeshtes se vitit 1913 PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 09 September 2008

Kryengritja shqiptare e vjeshtes se vitit 1913

Sheradin Berisha

Publikue ne albanovaonline.com me 29.10.2004




Kryengritja shqiptare e vjeshtes se vitit 1913
   
Sheradin Berisha                                                                                                    

                                                    Hyrje
  

     Dhjetëvjeçari i  dytë i shekullit XX padyshim se ishte ndër periudhat më të rënda që kaloi populli shqiptar gjatë historisë së tij.Dihet mirëfilli se Lufta e Parë Ballkanike(1912)solli ndryshime të mëdha në hapsirën gjeografike të Shqipërisë etnike,sepse shtetet fqinje:Serbia,Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia,që përbënin”aleancën ballkanike”në këtë luftë,pushtuan mëse gjysmën e territoreve etnike shqiptare.Këto shtete ortodokse,duke u bazuar në vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës(në dëmë të Shqipërisë)përfituan këto territore:
a)Serbia nga kjo luftë pushtoi  19 000 km²(Kosovë e Maqedoni),duke u zgjeruar në 82% territor,me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh që përbëjnë rreth 55% të saj;b)Mali i Zi pushtoi 62% territor,ku jetonin 190 mijë shqiptar,gati po aq sa kishte vet shteti malazez;c)Bullgaria pushtoi 29% territor me rreth 3% popullsi shqiptare;d)Greqia pushtoi 68 % të Çamërisë ku jetonin 67 %  popullsi shqiptare.
   Krijimi i hartave të reja shtetërore në Ballkan,për shqiptarët ishte i papranueshëm, prandaj edhe qenë të detyruar që të mos e ndalojnë luftën,për çlirimin e Kosovës me viseve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë londineze.Pas përfundimit të luftës së parë ballkanike,drejtuesit e kryengritjes Shqiptare:Bajram Curri,Isa Boletini,Sadik Ramë-Gjurgjeviku,Elez Isufi,Sali Hoxha e shumë prijës të tjerë u detyruan të tërhiqen në Shqipëri dhe qysh në muajt shkurt-mars të vitit 1913,filluan përgaditjet për një  kryengritje të re kundër pushtuesve serbo-malazez.
   Qeveria serbe,ndonëse përmes bashkëpunëtorëve të vet,të sojit të  Esat Pashë Toptanit,Arif Hiqmetit etj,përcillte këmba-këmbës çdo lëvizje të krerëve shqiptar,ajo me kohë përforcoi zonën kufitare.Në të vërtet trupat ushtarake serbe, as që ishin tërhequr në vijën kufitare të  përcaktuar  nga Konferenca e Londrës.Përkundrazi,brenda teritorit shqiptar,në mënyrë arbitrare kishte vendosur të ashtuquajturën”vijë strategjike”,në të cilën ngritën posta doganore,si:në Kukës,aty ku bashkohen Drini i Zi me Drinin e Bardhë,në Okushtan-Çermenik,në rrugën Elbasan-Dibër,në Qafë të Murit-në perëndim të Drinit të Zi përballë Dibrës dhe në Pogradec,për të siguruar kinse mbrojtjen nga sulmet e shqiptarëve.1 Qysh në fillim të vitit 1913,kur regjimi serb instaloi një administratë ushtarake në Kosovë e në treva tjera të pushtuara shqiptare,gjendja e popullatës shqiptare u përkeqësua në të gjitha segmentet e jetës.Shqiptarët jetonin në mjerim të thellë,vuanin për buk dhe gjësende tjera ushqimore.Gjithashtu ndaj shqiptarëve bëheshin ndjekje,persekutime e vrasje të pafajshme.Ndaj tyre pa farë hetimesh e as gjyqesh bëhej ekzekutimi i dënimit me vdekje,ndërkohë që as s´mund të flitet për të drejtat tjera më elementare njerëzore.
   Më 16 gusht 1913 Isa Boletini nga Malësia e Gjakovës,i shkruan një letër Ismail Qemalit dhe me shqetësim i flet për mjerimin dhe urinë që ka pllakosur malësorët e Gjakovës dhe kërkon ndihmë.Në letër pos tjerash thuhet:”...çdo skutë e Malësisë,gurë,shkëmb,gjithandej është mbushur plot me emigrantë të mjerë,të cilët kanë ardhur në gjendje jo të lypin,por të vdesin.Nuk ka zemër që duron përpara vajtimit të këtyre bijëve të atdheut...”2Andaj duke mbretëruar kjo gjendje atje,natyrshëm që në pranverë të vitit 1913 u shtua numri i çetave shçiptare në Kosovë e gjetiu dhe filluan përgaditjet për një kryengritje çlirimtare. Një tabllo realiste të gjendjes së rëndë në tokat e pushtuara shqiptare,na jep edhe socialdemokrati serb D.Tucoviqi në librin”Serbia dhe Shqipëria”.Ai theksonte:”Kryengritja shqiptare e shtatorit,për shkak të së cilës Serbia u shtërngua të mobilizonjë përsëri afro tre divizione,është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftrat koloniale.Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e  grykave dhe të qafëmaleve shqiptare.Ky okupim e ndau bujkun prej arës,bagëtinë prej kullosave,kopetë prej lugjeve,fshatin prej mullirit,blerësin e shitësin prej tregut,rrethinën prej qytetit,kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saj.Shqiptari i andejshëm(i Shqipërisë londineze-Sh.B)nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetë në këtë anë(në Kosovën e pushtuar-Sh.B).Të gjitha burimet e jetës iu prenë.Populli i dëshpruar dhe i uritur pa masë,së pari u lut të vijë lirisht në tregje.Por,kur iu ndalua edhe kjo,ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi,ai zgjodhi këtë të dytën(plumbin-Sh.B).3
Me qëllim të koordinimit të veprimtarisë çlirimtare,krerët e krahinave të pushtuara do të mbajnë kontakte edhe me Ismail Qemalin.Sipas një njoftimi të botuar në gazetën”Përlindja e Shqipnisë”,më 12 gusht 1913,Elez Isufi-udhëheqës i shquar i Dibrës,Ramadan Zaskoci nga Luma e Rexhep Bajraktari nga Hasi me shpurat e tyre,shkuan në Vlorë dhe u takuan e biseduan me kryetarin e Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin,”... mbi gjendjen e malësisë që përfaqësonin dhe mbi masat që duheshin marrë për të sunduar ato vise...sipas interesit të Shqipërisë.Tani të nderuar bajraktarë,thuhej në atë njoftim,-presin të ikurit e ushtrisë serbe prej atyre viseve që të mund të venë në vendin e tyre e të zgjerojnë kësisojë fushën e qeverisë...”Ismail Qemaili në emër të Qeverisë,në këtë takim,edhepse nuk kishte fuqi ushtarake e mjete financiare,u premtoi krerëve të Lumës,Dibrës e Hasit ndihmë për t´u çliruar nga pushtimi serb,por edhe i udhëzoi që,me t´u kthyer në krahinat e tyre,të organizonin kryengritjen kundër pushtuesve serb.4Në fund të gushtit 1913 edhe  Bajram Curri,Isa Boletini e Hasan Prishtina u ndodhën në Vlorë,ndërkohë që ky e fundit(në shtator) pranoi detyrën e ministrit në qeverinë e Vlorës.5

                                            1.1/Kryengritja e Dibrës...

     Një rol të veçantë në organizimin e kryengritjes shqiptare luajtën Elez Isufi,Ramadan Zaskoci,Qazim Lika etj,të cilët gjatë verës 1913 e deri në gjysmën e parë të shtatorit u morën në mënyrë intenzive me përgaditjen e saj,ndërkohë që ky aktivitet ra shpejt në sy të pushtetit serb.Kështu,komandanti i garnizonit të Oroshit,kapiteni Vukotiq në mesin e qershorit 1913,i dërgonte një raport majorit Leovac në Lumë(në Vasije),me të cilin e njoftonte se ishte vënë në lidhje me disa mercenarë shqiptarë,të cilët mund të eliminonin këta krerë të rrezikshëm.Komanda serbe në Lumë,më 26 qershor 1913,për këtë informacion,vuri në dijeni komandën supreme në Kosovë,duke theksuar se:”Ndërprerja e veprimtarisë dhe e ndikimit të këtyre krerëve kishte rëndësi për pushtetin  serb,jo vetëm për këto kohë të vështira,por edhe për të ardhmen”.Ndonëse,majori Leovac kishte kërkuar që për kokat e këtyre krerëve dhe shumë të tjerëve,të paguheshin nga 1000-1200 dinarë,në një përgjigje të nënshkruar më 8 korrik,nga Nikolla Pashiqi,ndër të tjera thuhet:”Meqë njerëzit e përmendur janë të njohur si kriminelë...ndaj tyre duhet vepruar sipas ligjit.në qoftë se duhen para,ato të merren nga kreditet ushtarake”.6
  Gjithashtu më 24 gusht 1913,inspektori i policisë së Shkupit njoftonte komandën supreme serbe se Elez Isufi...gjendej në Dardhë dhe i ftonte shqiptarët për kryengritje.Prandaj propozonte shkatërrimin e fshatrave Reç,Dardhë,Kalis,prej nga vepronin të gjitha grupet e armatosura në Dibër e gjetiu.Së këndejmi ai kërkonte që aradha e sigurimit në Zhirovnicë të përforcohej edhe me një çetë 7për të eliminuar krerët shqiptarë.
Në historiografinë shqiptare deri më sot është thënë se kryengritja shqiptare e vitit 1913 ka filluar më 20 shtator në Dibër,ndërkohë që sipas një raporti të Kryetarit të Çarkut(naçallnikut) të Dibrës  N.Çirkoviq,dërguar më 8 tetor 1913 Qeverisë serbe në Beograd, saktësohet se kryengritja ka filluar në fillim të shtatorit 1913.
T´i referohemi këtij raporti.
   Naçallniku i Dibrës N.Çirkoviq në raportin e tij të gjatë,thotë se:”Më 1 shtator 1913,shqiptarët kishin filluar për t´i nxitur pararojet tona afër Pogradecit.Më 3 shtator në mes të pozitave dhe të fshatit Rinakaj,shqiptarët sulmuan patrullën serbe dhe me atë rast një ushtarë e varën dhe një e plagosën.Për këtë është lajmaruar inspektori në Shkup.Më 4 shtator është dhënë urdhëresa që të lëshohen pozitat e largëta dhe ushtria të tërhiqet afër kufirit të paraparë me Konferencën e Londrës.Më 5 shtator u bë proklamata e aneksimit të Dibrës...Më 7 shtator,një njësi e fortë shqiptare e kishte sulmuar pararojën serbe te ura e Arasit.Ajo e shpërndau atë dhe kishte kaluar në anën e djathtë të Lumit Dri(për këtë e kam lajmëruar inspektorin në Shkup).Më 8 shtator,shqiptarët me forca të mëdha e sulmuan Peshkopinë dhe atë sulm e morën në orën 6 të mëngjesit.Naçallniku i rrethit vërteton se në luftime ishin rreth 1200 shqiptarë...Prej Peshkopisë shqiptarët kryengritës janë orientuar në dy drejtime:njëri kah Dibra,ndërsa orientimi tjetër kah Zherovnica.Naçallniku i rrethit në ato rethana lajmëron se ai sulm ishte i tillë sa që ai s´ka mundur as teshat e veta për t´i veshur.Prandaj,në Peshkopi i ka mbetur e tërë arkiva me shifra...Njësia shqiptare që ka qenë në front kah Zherovnica aty-këtu i ka shkatërruar çetat tona(serbe),ndërsa në orën 8 në mbrëmje ishte në maje të Zherovnicës.Në Zherovnicë shqiptarët hyjnë në ora 9 të mëngjesit(e çliruan-sh.B).udhëheqësi i njësisë së tyre i drejtonte 300 veta.Me këto forca udhëhiqnin Maliq Kroqishta,ndërsa me 350 të tjerë udhëhiqte Alil Kaloshi prej Dibrës së Poshtme.Njësia  tjetër që e ndiqte ushtrinë tonë në drejtim të Dibrës më 9 shtator 1913,në mëngjes ishte nja 10 km.larg prej Dibrës(për këtë e kam lajmëruar inspektorin në Shkup).Sipas marrëveshjes së lidhur me komandantin e Regjimentit XIX në Dibër,Dibra nuk ka guxuar të lëshohet pa luftë,prandaj unë menjëherë i kam dhënë disa udhëzime që në qytet të sigurohet rendi dhe së bashku më nënpunës të lëshohet qyteti vetëm atëherë kur ushtria të tërhiqet...Rreth orës 10 e 30 minuta(më 9 shtator-Sh.B) lufta zhvillohet në qytet,asisoji që plumbat kishin filluar të bien edhe në zyrën e naçallnikut.Në orën 11 paradreke ushtria kishte filluar të tërhiqet...Në anën tjetër,qëtetarët shqiptarë na sulmonin,si prej dritareve,ashtu edhe prej dyerëve,ashtu që nuk kemi mundur as sytë t´i hapim prej zjarrit të pushkëve dhe me vështirësi të madhe e kemi shpëtuar kokën.Aq ka pasur plumba saqë me rastin e hypjes në kalë,një plumb e ka goditur mbrojtësin  dhe ai ka vdekur në vend...saktësisht në ora 12 në mesditë Dibra kishte rënë në duart e shqiptarëve.
Sipas të dhënave në ballë të kryengritësve shqiptarë ishinudhëheqësit:Elez Isufi dhe Mersim Dema si komandantë të përgjithshëm.Ndërsa si udhëheqës më të ulët kishin qenë:Selman Alia,Alil Kaloshi,Haxhi Lani kaloshi.Është biseduar edhe për ardhjen e Isa Boletinit në dibër,por askush nuk din asgjë për të,fakt ky që flet se nuk ka ardhur fare.Lidhur me këtë posa shqiptarët kishin hërë në qytet,një pjesë kishte mbetur aty,ndërsa pjesa tjetër e ka vazhduar luftën kundër ushtrisë sonë.8
   Atë ditë kryengritësit shqiptarë të drejtuar nga Elez Isufi dhe prijësit tjerë popullor:Sefedin Pustina,Selman Alia,Haxhi Llani Kaloshi,Isuf Xhelili,Mersim Dema,Iljaz Hoxha,Haziz Lila,Elez Koçi,sheh Sula,Dan Cami etj,organizuan sulmin e mëtejshëm të ndarë në disa kolona si në drejtim të Strugës e Ohrit,të Mavrovës e Gostivarit.Dhe nga betejat e njëpasnjëshme luftëtarët shqiptarë çliruan:Gostivarin,Tetovën,Strugën,Ohrin...ndërsa forcat serbe u tërhoqën me shpejtësi duke lënë  1000 ushtarë të vrarë,300 ushtarë u zunë rob si dhe u kapën 12 topa e materiale tjera të shumta luftarake.9
    Pas çlirimit të këtyre krahinave shqiptare kryengritësit ngritën administratën në qytete e fshatra.Naçallniku N.Çirkoviq në raportin e tij,dërguar autoriteteve qeveritare në Beograd thekson se:”Me të hyrë të kryengritësve në qytet(Dibër-Sh.B)beglerët e këtushëm menjëherë e formuan qeverinë:Sefejdin Pustina,Rizah Begu, dhe Sheih Latifi,ku për kryetar të asaj qeverie është zgjedhur:Sejfedin Pustina.” Z.Çirkoviq tregon edhe për mirësjelljen e kryengritësve shqiptarë ndaj ushtarëve serb,të plagosurve dhe të zënë robër.Ai shkruan:”Shqiptarët menjëherë e rregulluan telefonin në mes të Peshkopisë dhe Dibrës,e vëjnë në përdorim aparatin që nuk përdoret në ushtrinë tonë.Menjëherë e themeluan spitalin dhe filluan për t´i shëruar të plagosurit tanë(serbët).Shqiptarët ndaj të plagosurve dhe të zënëve robër janë sjellë me një korrektësi humane...”10,ndërkohë që krejtë ndryshe do të sillen ushtarët serbë me popullsinë e pambrojtur,me gratë dhe fëmijët,që i therën me bajoneta dhe i dogjën të gjallë në zjarr!!
 
                            1.2/Shtrirja e kryengritjes në krahinën e Lumës,
                                           të Opojës dhe të Vërrinit

 
Pas kthimit nga Vlora,Ramadan Zaskoci së bashku me Qazim Likën,Sali Spahiun,Hoxhë Mehmetin,Ramadan Çejkun,Bajram Gjanën,Osman Litën,Dervish Bajraktarin,Sulë Elezin e patriotë të tjerë,në fillim të shtatorit 1913 në një mbledhje të”Dheut”të mbajtur në Shtiqën11,vendosën të mobilizojnë  popullin e Lumës për luftë kundër pushtuesve serbë.Kuvende mobilizuese u mbajtën edhe në krahinat tjera shqiptare të pushtuara.
Ndonëse kryengritja shqiptare nisi në Dibër...,në gjysmën e dytë të shtatorit 1913 ajo u shtri edhe në drejtim të Kalasë së Dodës për të vazhduar me shpejtësi në Lumë,në Gorë,Opojë-Vërri,deri në Prizren dhe në krahinën e Hasit,të Krasniqes e të Gashit deri në Gjakovë.Në këtë kohë  kryengritësit shqiptarë kryesisht ishin përqëndruar dhe luftonin në fshatrat e Kalasë së Dodës,në Rrafshin e Lumës dhe në fshatrat e Gorës...,sepse forcat më të mëdha serbe pikërisht në këto vende ishin të dislokuara më së shumti.Ndërkaq sipas të dhënave dokumentare serbe,luftimet më të përgjakshme u zhvilluan në Vasije,pastaj në Kalis ku u asgjësuan disa reparte serbe.Prej këtu,mbeturinat e reparteve serbe u tërhoqën drejt Ujmishtit,ndërsa shumë ushtarë të regjimenteve X,XI e braktisën Lumën dhe u tërhoqën  në drejtim të  Vranishtit,kryeqendrës së atëhershme të Gorës.12Pas një përleshjeje të furishme, kryengritësit lumjanë morën garnizonin serbë në Ujmisht dhe këtu,bëhet ndarja e tyre në dy krahë-kolona.
 -Krahu i djathtë-kolona e parë e përbërë nga malësorë të fshatrave të Lumës:Bushtricë,Kalis,Kala e Dodës,Radomirë,Çajë...nën udhëheqjen e Qazim Likës,Cen Dacit,Idriz Zholja,molla Tofikut etj,mori drejtimin:Buzmadhe-Topojanë-Gorë(Vranisht)-Opojë-Vërri-Prizren.
 -Ndërkaq krahu i majtë-kolona e dytë nën udhëheqjen e Ramadan Zaskocit,Osman Litës,Ramadan Çejkut,Sali Spahisë,Mustafë bej Deshatit,Haxhi Nokës,Riza Matit e të tjerë sulmuan forcat tjera të armikut në Bicaj,Nangë,Shtiqën,Gostil,kapin bregun e majtë të lumit”Luma” dhe përfundimisht ia mësynë Kullës së Lumës(ku takohen dy Drinat),si një qendër e rëndësishme e garnizonit ushtarak të armikut.13
    Sipas një lajmi të botuar në gazetën e kohës”Atdheu”,”më 16 shtator 1913,kryengritësit e pushtojnë qytetin Luma(Kullën e Lumës).Një luftë e rreptë u bë afër atij qyteti.U morën  masa të shpejta që t´i arrijnë e t´i përzënë shqiptarët”14.Pas marrjes së Kullë Lumës,kryengritësit lumjanë u vunë në ndjekje të forcave serbe,të cilat morën rrugën në drejtim të Zhurit për të përfunduar në Prizren,duke kaluar në tërthoren përgjatë Drinit të Bardhë.
     Derisa krahu i majtë(kolona e dytë)i kryengritësve,duke i ndjekur mbaturinat serbe mori nën kontroll të gjitha fshatrat e tërthorës Përbreg-Gjegjën-Bardhoc-Morinë-Vërmicë-Zhur dhe ndaluan në fshatin Poslisht të Vërrinit,kryengritësit e krahut të djathtë të frontit-(kolona e parë),me luftime të përgjakshme përparuan me sukses drejt Buzmadhes,Topojanit,Novosejt,Shishtavecit dhe kapin Zapodin,Vranishtin,Restelicën,Dragashin e hyjnë në Opojë.Betejat më të përgjakshme u zhvilluan në shpatet lindore të Pikllimës(Koritnik),në rrethet e Breznes(pranë Hanit të Llapushnikut) e deri në Zhur e Billushë të Vërrinit.Në këto fushëbeteja,kryengritësve lumjanë iu bashkuan edhe qindra goranë,opojarë e vërrinas nën komandën e atdhetarit Nail Hyseni-Dani,si dhe një pjesë e luftëtarëve të krahut të majtë(kolonës së dytë) në krye me Ramadan Çejkun,Kadri Shahinin,Rasim Selmanin të cilët u ngjitën kodrës së Zbinecit...Në betejën e përgjakshme të zhvilluar te Hani i Lapushnikut u plagos rëndë Qazim Lika dhe”atë nga vija e luftës e tërhoqën tre goranë të Brodit dhe e dërguan në Spitalin e Selanikut për shërim.Ndërkohë që në krye të forcave kryengritëse të këtij krahu mbeti Nail Hyseni-Dani nga Rapça,i cili luftoi trimërisht kundër forcave serbe”.15Në luftimet e fund shtatorit dhe fillim tetorit 1913,në fushëbeteja ranë dëshmorë edhe 20 luftëtarë shqiptarë:Kadri  Shahini,Mustafë Cuni,Bajram Maliqi,Tafuz Allaraj,Mehmet Shpata,Ramadan Allaraj,Sali Karanxha,Shaban Tahiqi,Qerim Krasniqi,Murat Murati,Dajlan Basha,Vehip Beqiri etj,16ndërsa forcat e armikut patën mbi 30 ushtarë të vrarë dhe shumë të plagosur.17Për këto luftime kanë shkruar edhe diplomatë të huaj.Kështu konsulli austro-hungarez njoftonte qeverinë e tij në Vjenë me tel.shifër nr.28,datë 29.09.1913 se”shqiptarët nën udhëheqjen e Qazim Likës,pas luftimesh të gjata,i kanë thyer serbët në Kolesjan,Vasije e deri afër Bicajt...e sot kanë arritur në Prizren afërsisht 50 serbë të plagosur”.18Pra,Kryengritësit shqiptarë në këto beteja pasi dolën trimfues,repartet e mbetura serbe duke u tërhequr  për Prizren,ia mundësuan atyre që të përqëndrohen në vijën frontale:Vlashnje(ura  e Vlashnjes)-Poslisht-Billushë-Hoqë e Qytetit-Jeshkovë-Lybeçevë-Lez-Sharr...,ashtu sikurse në vjeshtën e vitit 1912.
                                                      
                      1.3/ Zgjerimi i kryengritjes në Malësinë e Gjakovës
  
   Kryengritja shqiptare në fund të shtatorit u zgjerua edhe në Malësi të Gjakovës dhe drejtues të saj ishin:Bajram Curri,Sali Hoxha,Isa Boletini,Hysni Curri,Bajram Daklani etj.Bajram Curri me krerët tjerë pasi kthehet nga Shkodra,duke e ndjerë gjendjen e mjerueshme të popullatës në Malësinë e Gjakovës,e cila nga represioni serbë kishte braktisur vatrat e tyre,bënë thirrje për të kapur armët kundër pushtuesve serbë.
  Luftime të përgjakshme u zhvilluan fillimisht në Qafë të Morinës për të vijuar pastaj në tërë Malësinë e Gjakovës.Ndërkohë që kryengritësit shqiptarë synonin çlirimin e Gjakovës,për ti ikur terrorit të egër,10 mijë banorë të kësaj ane u detyruan të largohen për në Nikaj;Mertur,Pukë,Toplanë,Shkodër e gjetiu.Komanda serbe në këtë zonë(në drejtim të Qafës së Morinës...)kishte mobilizuar shtatë batalione  të përforcuara edhe me artileri të rëndë,që arrinin në 12 mijë forca ushtarake,të drejtuar nga gjenerali Vashoviq dhe oficerë mizorë si Sava Llazaroviç(që në popull njihej edhe me  emrin”Savë Batarja) etj.19Në luftrat e përgjakshme që u zhvilluan edhe trup më trup,në fushëbeteja ranë dëshmorë 80 luftëtarë prej të cilëve 21  prej fshatit Shipshan,ku ishte i vendosur edhe shtabi i luftës në krye me Bajram Currin,ndërsa nga forcat e armikut u vranë 350 ushtarë.20Në fillim të javës së parë të tetorit 1913 kryengritësit shqiptarë,pas një lufte heroike arritën t´i largojnë forcat pushtuese serbo-malazeze nga Malësia e Gjakovës.
 
               1.4/ Përgaditja e Serbisë për shuarjen e kryengritjes shqiptare
                                                        
   Lajmet që vinin nga frontet e luftës për sukseset e kryengritësve shqiptarë,e tronditën rëndë Nikolla Pashiqin dhe kabinetin e tij qeveritar.Kjo gjendje ndonëse e kishte tmerruar edhe diplomacinë ruse,shtypi rus kërkonte nga qeveria serbe që të mobilizohet për t´i riokupuar teritoret shqiptare dhe kërcnohej se askush nuk mund ta detyrojë ushtrinë serbe të largohet nga teritoret që do t´i zaptojë sërish!Atëkohë shtypi proqeveritar serbë dhe gazeta ruse”Pravda”,akuzonin Bullgarinë dhe Austro-hungarinë për nxitjen dhe përkrahjen logjistike që po i jepnin gjoja kryengritësve shqiptarë.Kjo propagandë shoviniste mundohej që ta bind opinionin serb për gjoja  paftësinë e shqiptarëve për të luftuar kundër forcave serbe,dhe prandaj e akuzonin Bullgarinë dhe Austro-hungarinë për përgaditjen dhe organizimin e  kësaj kryengritjeje me përmasa kaq të mëdha!!Kjo propagandë antishqiptare është bazuar në një proklamatë të lëshuar më 12 shtator 1913,nga vojvoda bullgar Millan Matov,i cili deklaronë se,”...është lidhur marrëveshja për ta siguruar autonominë e të dy regjioneve.21Ndërkaq gazeta”Odjeg”organ i Partisë Radikale serbe,shkruante pa hezitim”se arnautët komandohen prej oficerëve austriak!”22
   Qeveria serbe duke pasur mbështetje,sidomos nga Rusia dhe Franca,në fund të shtatorit e fillim të tetorit 1913,bëri përgaditje të shpejta për shuarjen e kryengritjes dhe me këtë rast  vetëm në drejtim të Dibrës...mobilizoi deri në 40 mijë trupa,ndërsa përgjatë tërë vijës frontale të luftimeve prej mëse 100 km i aktivizoi rreth 70 mijë trupa. Në fillim të tetorit ushtria serbe filloi ofenzivën kundër kryengritësve shqiptarë në tri drejtime:
  1-në drejtimin-Dibër-Strugë-Ohër-Pogradec;
  2-në drejtimin Lugina e Drinit të Zi-Dibër-Peshkopi-Lumë për t´u rënë prapa      forcave shqiptare që sulmonin Prizrenin,ndërkohë që forcat serbe sulmuan edhe nga Prizreni kryengritësit shqiptare që ishin pozicionuar në trevën e Vërrinit.
  3-kurse drejtimi tjetër nga Gjakova për në Malësi 23,me qëllim të prerjes së rrugës për kryengritësit që të mos depërtojnë në Rrafshin e Dukagjinit.Ushtria serbe kërkonte ta shuante sa më shpejt kryengritjen shqiptare në mënyrë që ajo të mos përhapej brenda në Kosovë.
  
                 1.5/ Masakrat u ushtrisë serbe mbi shqiptarët e pafajshëm
    
 Operacionet pushtuese të artilerisë së rëndë serbe që filluan më 1 tetor 1913,forcat kryengritëse shqiptare në trevat e Dibrës e më gjerë i gjetën në llogore,të cilat për disa ditë rresht qëndruan të pamposhtur,për t´i dhënë kështu  mundësi popullatës së pambrojtur që të tërhiqen në brendësi të Shqipërisë.Dyndja më e madhe  e popullatës u bë në drejtim të Elbasanit,Tiranës dhe Durrësit 24,ndërkohë që fati i atyre që s´patën  mundësi të ikin do të jetë tragjik. Në një telegram dërguar konsullit austro-hungarez në Durrës më 10 tetor 1913,thuhet se:”Numri i dibranëve... të emigruar deri më sot në Tiranë e Durrës arrin në 10 mijë frymë.Mbasi vazhdimisht janë duke vërshuar të tjerë,konkludohet se pas dy-tri ditëve ka për t´u rrituar trefish.Njerëzit nuk posedojnë asgjë,veç rrobave që mbajnë të veshura dhe prandaj mjerimi i tyre është kolosal.”25
Dhe sipas të dhënave ,thuhet se qyteti i Dibrës,dikur me 18-20.000 banorë,në fund të vitit 1913 kishte mbetur me vetëm 2.000 banorë,por edhe kjo pakic vdiste nga uria.26
    Ushtria barbare serbe gjatë këtij operacini pushtues,ndaj popullatës shqiptare, ushtroi një terror të pashembullt në historin e njerezimit dhe ky gjenocid nuk bëhej thjesht nga sadizmi i ushtarëve serbë,por burimin e kishte tek qarqet më të larta politike dhe ushtarake të Serbisë.Sipas një lajmi të botuar në formë komunikate në gazetën”Politika”,vetë mbreti Petar Karagjorgjeviq në mbledhjen e këshillit të ministrave të qeverisë serbe,kishte dhënë pëlqimin për një ekspeditë të tillë ndëshkimore në Shqipëri.27  Krimet serbe në Dibër e më gjerë i ka parë për së afërmi edhe shkrimtari Haki Stërmilli.Ai për masakrat në Dibër,shkruan:”Në qytet,tabakhaneja,që ishte thertore bagëtish,u bë thertore njerëzish.Qytetit i vinte erë gjak njeriu,kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri.Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda,ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg,ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë gjindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.”28
    Gjenocidi dhe terrorizimi i ushtrisë serbe përfshiu mbarë vendbanimet shqiptare në Maqedoni.Vetëm në vijën Strugë-Dibër-Mavrovë-Gostivar-Tetovë u dogjën e u shkatrruan tërësisht  180 fshatra,ndërsa në rrethin e Ohrit u dogjën rreth 30 fshatra tjera shqiptare.29Në këto ekspedita ushtarake,u vranë e u masakruan mizorisht mijëra shqiptarë të pafajshëm.Me këtë rast soldateska serbe dogji e shkrtoi fshatrat e Dibrës.Në Dibër të sipërme,vranë e masakruan,dogjën e plaçkitën këto fshatra:Valikardhin,Sopotin,Shupencën,Gjoricën,Homeshin,Okshatin,Topojanin,Kovashicën,Glloboçishtën,Bllacën,Zogajn,Kërçishtën,Çerenecin,Maqellarën,Pesjakën,Erebarin,Vojnikun,Allajbegun,Avdeni,Çoken,Majtarin etj.Ndërkaq në Dibër të poshtme,barbarët serbë shkretuan fshatrat:Rabdish,Zimur,Tomin,Grazhdan,Muhurr,
Ushtelenxë,Deshat,Sohodoll,Razhnapojë,Çerie,Pilaf,Luzni,Brezhdan,Bahute,Çetush,Pollozhan,Blliçe,Lipjan,Peshkopi,Trepçë,Çidhën,Penës,Venishtë,Divjak,Sllatinë,Vleshë,Kullë,Sllovë,Dardhë,Shumbat etj.30
      Në Gostivar    dogjën :Reçanin,Zdunjën,Ravenin,Vertokun,Mirditën,Zajasin,Tern-icën,Nisrovën,Jançen,Orkushtin,Simnicën,Kalishtin,pastaj Konjarën,Sollokicën,Desh-tin,Verganin,Bigorin,Pilatin,Çafën,Zuznijën,Shtirovicën,Dobovën,Strazimirin,Certanin,Klenjen,Stellovan,Bllacën,Spasin,Majtaren,Çerenin,Vojnikun,Klobçishtin etj.Në Reçan pasi u pushkatuan 30 vetë,repartet serbe i mblodhën 200 pleq,gra e fëmijë i mbyllën në dy shtëpi dhe i dogjën të gjallë.Në Zdunjë u dogjën 37 burra,gra e fëmijë të fshatit brenda ditës.Të nesërmen  u masakruan edhe 9 të tjerë në vendin”Vakuf”të Banicës.Ato ditë tetori 1913 në fshatin Simnicë u dogjën 113 shtëpi,u vranë 18 vetë,ndër të cilët edhe dy gra.Pas tetë ditësh me ftesë të sekretarit të nënprefekturës u thirrën me emra 22 vetë,të cilët pasi u lidhën gjoja për t´i nis në nënprefekturë i masakruan po në vendin”Vakuf”të Banicës dhe masakrues  ishin:Vojvoda Bogdan,Petro Mitre,Kërsti...me çetën e tyre.Në Vertok u pushkatuan 18 vetë dhe u groposën në”Bigorë”,ndërsa në”Vakuf”të Banicës u pushkatuan edhe 40 burra tjerë të fshatit.Në Raven u masakruan 30 vetë nga të cilët 12 vetë janë hedhur në pus,Në fshatin Vergan u vranë 52 vetë nën moshën 25 vjeç.Në Bigor u masakruan 13 vetë,në Zuznije u masakruan 45 vetë,në Shtirovicë 45 vetë...
Në Kalisht gjatë rrugës për në Pozheran u vranë e u therën 43 vetë...ndërsa gjatë rrugës për në Gostivar u masakruan 32 shqiptarë të fshatit Çegran.Në katundin Çafë të Gostivarit u vranë e masakruan 94 vetë:gra,pleqë,fëmijë dhe në mesin e tyre qenë:Murat Selimi me gruan dhe katër fëmijë,Jonuz Selimi me gruan dhe tre  fëmijë dhe Mehmet Halili me gruan dhe katër fëmijë.31Në Rekë dogjën:Monarcin,Tërnikën,Nistrovën,Jançën,Radostushën,Kosovrastin,Skudrinën,Prisojnicën,Varbënin etj.Në Gollobërdë dogjën:Zabzunin,Klenjën,Stellovën,Boravën,
Sebishtin,Ostrenin,Okshtunin...Në  Kërçovë u vranë 70 burra,nga të rrahurit dhe trupat e tyre u dogjën,poashtu në tetor 1913 edhe shumë fshatra përreth Kërçovës u dogjën dhe mashkujt u vranë dhe u masakruan pamëshirshëm.Fshati Zajas u dogjë dy herë:herën e parë u vranë 40 mashkuj dhe u hodhën me një pus,ndërsa herën e dytë u vranë mbi 200 të tjerë.Poashtu edhe në fshatin Sop rreth 200 banorë shqiptarë pasi u lidhën u futën në xhami dhe u dogjën për së gjalli,në Çellopek u masakruan 47 vetë.Në fshatrat Llozhana,Lisiçan,Klenja,Lutvin,Zhitovcë,Deshovë,
Dobrishë etj,ushtria serbe masakroi pamëshirshëm qindra shqiptarë,duke mos kursyer as gratë dhë fëmijët.32
      Mizori të tilla u bënë edhe në fshatrat:Leshnicë,Dragomash,Mahmudaj,Llapkadol,
Plasnicë,Lishicë...Divjakë,Venishtë,Sllatinë,Tria,Veleshkë,Kal,Dardhë,Reç,Shumbat,
Palaman etj.Në Gjoricë qenë masakruar 14 vetë bashkë me plakun e katundit.Në Zogaj gjithë fshati qe plaçkitur,...124 shtëpi qenë djegur dhe në mënyrë të tmerrshme u dogjën nga flakët e zjarrit disa mashkuj,gra dhe fëmijë.Në Maqellar qenë plaçkitur e djegur 10 shtëpi dhe u therën me bajoneta 27 vetë.Të tjerët  për të shpëtuar jetën dhanë 50 buaj,113 dhi dhe dy lopë.Në Bllaç qe plaçkitur fshati dhe pastaj i qe vënë zjarri,ndërkohë që të gjithë fshatarët pa dallim(burra gra e fëmijë)u masakruan në mënyrën më mizore,që s´mundet njeri ta përshkruaj atë kasaphanë.Në Allajbeg u masakruan në mënyrë të tmerrshme 23 burra e gra si dhe një fëmijë 5 vjeç,ndërkohë që u plaçkit i tërë fshati e pastaj u dogjën 65 shtëpi.Në Zuznije qenë masakruar 45 vetë,u dogjën 5 shtëpi dhe u vodhën gjithë bagëtitë:1.500 dhen e 20 kuaj.Në Deshat qenë djegur 15 shtëpi ku u dogjën të gjallë dy gra,dy fëmijë nga 7 vjeç dhe një 10 vjeç si dhe qenë vjedhur 50 buaj e 500 deshë.33Brabarizmat serbe janë shtrirë edhe në krahinën e Demirhisarit dhe të Përlepit,ku u dogjën 6 fshatra tërësisht,ndërsa u vranë e u masakruan të gjithë banorët e këtyre fshatrave.
    Në një raport zyrtar me titull”Barbarizmat serbe kundër shqiptarëve”përshkruhet tragjedia e madhe shqiptare në disa fshatra të Dibrës,por sigurisht me përmasa të zvogëluara për shkak të mungesës së informacionit.Në raport thuhet:Në Borovjan u dogjën dy shtëpi dhe u vra Rustem Muharremi,u rrëmbyen 27 dhen,119 dhi e 5 kuaj.Në Rashnapojë një pjesë e shtëpive u dogj,kurse të tjerat u plaçkitën.Nga paria e fshtit u vranë 6 vetë dhe u rrëmbyen 20 qe.Në Cerjan u dogjën të gjitha shtëpitë,u vranë 3 burra dhe 1 grua dhe u grabitën 14 kuaj dhe 60 deshë.Në Pilafe u dogjën të gjitha shtëpitë dhe një pjesë prej tyre që mbetën pa u djegur u plaçkitën.Në një mëhallë të këtij fshati u therën me bajonetë dy burra,një fëmijë 6 vjeç dhe u hodhën të gjallë në flakët e zjarrit dy fëmijë të tjerë,njëri 4 e tjetri 5 vjeç.U grabitën 100qe,15 lopë,300 deshë dhe 8 kuaj.Në Blliçe u dogjën tri shtëpi,u vranë tre burra dhe një grua,u grabitën 250 dhen dhe 30 kuaj.Më pastaj u plaçkitën edhe të gjitha shtëpitë e fshatit.Në Limjan u plaçkit tërë fshati dhe u therën me bajonetë:Hasan Shahini,Sejfulla Ibrahimi,Abdurrahman Fetahu,Qerim Sadiku etj dhe u grabitën 200 deshë,20 lopë dhe 10 kuaj.34
   Më 22 nëntor 1913 majori Laffert,delegati i Gjermanisë në Komisionin e kufirin verior  të Shqipërisë,informonte:”Dibra,e cila pak përpara(kryengritjes-Sh.B)ishte një qytet me më tepër se 30 mijë banorë,sot është krejt e pabanueshme.Shtëpitë jo vetëm janë rrënuar,por janë zhveshur nga të gjitha.Serbët përfituan shumë nga kjo kryengritje e shqiptarëve,,duke i deklaruar të gjithë shqiptarët pa përjashtim si kryengritës dhe duke vrarë çdo njeri me armë e pa armë.U shkaktua një panik aq i madh saqë për një kohë të shkurtër u shtërnguan të lënë trojet e veta 100 mijë veta...Në Dibër gati çdo katund është i djegur e i shkrumbuar.Banorët e ndonjë katundi sllav,që gjendet këtej,punojnë pa pushim e mbledhin të korrat e shqiptarëve të ikur.”35Kështu,soldateska serbe i ra kryq e tërthorë të gjitha vendbanimeve shqiptare,nga Struga e Ohri e deri në Tetovë dhe kudo që shkeli këmba e saj bëri vrasje,masakrime e shkatërrime të paimagjinueshme.
                                             
    Plojat serbe ndaj fshtarave shqiptare do të vazhdojnë edhe në Krahinën e Lumës,Malësisë së Gjakovës,të Opojës e të Vërrinit.(Për masakrimet dhe vrasjet mizore në Opojë e Vërri do të bëjmë fjalë në një kapitull të veçantë)
    Pas goditjeve  të njëpasnjëshme të forcave kryengritëse shqiptare në Opojë e Vërri,repartet serbe u tërhoqën në Prizren.Dhe pa humbur kohë më 6 tetor 1913,njësitë e përforcuara serbe ndërmarrin një kundërgoditje nga ana e Prizrenit në drejtim të forcave shqiptare që ishin të pozicionuara në fshatrat e Vërrinit.Ndërkohë njësi të shumta ushtarake  serbe kishin nisur një operacion edhe nga jugu për ta sulmuar Lumën.Sipas ditarit të kolonelit serb Milivoje Stojanoviç,komandant i kompanisë XII të këmbësorisë”Car Llazar”,më 5 tetor,njësia e tij u nis nga Vasijet për në Bicaj,ndërsa luftëtarët lumjanë kishin nisur të tërhiqen nga Koretniku drejt kullës së Lumës e Kalas së Dodës.Një ditë më pas(6 tetor),kalorësia e njësisë së kolonelit  Stojanoviç zbriti në fshatin Βrut,ndërkohë që edhe reparti që komandonte nënkolonel Vladimir Tucoviq(vëllai i Dimitrije Tucoviqit-Sh.B) marshonte nga ana e Prizrenit në krahun e djatht të lumit”Luma”.36Kështu,forcat ushtarake serbe shuan kryengritjen shqiptare dhe ripushtuan territoret shqiptare që Konferenca e Londrës ia kish njohur shtetit shqiptar.Fshatrat e Lumës tashmë edhe njëherë do ta përjetojnë zjarrin e artilerisë,plumbave e bajonetave të ushtrisë pushtuese serbe.
     Ushtria serbe pasi shpërndau kryengritësit,zuri pozicione përgjatë bregut të majtë të Drinit të Zi,sidomos mbante nën kontroll Urën e Vezirit,Vaun e Spasit e pika të tjera mbi lumë.Ajo zuri Qafën e Kumbullës mbi Malësinë e Fanit,qafat rreth Oroshit,Lurën e Malin e Shenjtë e në disa  pika tjera strategjike duke u mbrojtur me “tabe,llogore,shtona...”dhe përqëndroi rreth 15 mijë ushtarë.37Kolonat e ushtrisë serbe që kaluan nëpër luginën e Drinit të Zi që nga Dibra,Peshkopia e së fundi në Lumë...,kryen barbarizmat më ç´njerëzore që mund të jenë parë deri atëkohë.
  Gjatë muajve tetor-nëntor 1913 kjo ushtri barbare,me një  histerizëm shfarosës e mllef hijenash,nisin të masakronin,të vrisnin,të thernin,të hidhnin të gjallë në zjarre,burra,gra,pleq e fëmijë...të përdhosnin vendet e kultit mysliman:xhamitë,tyrbet,teqet.Në këtë periudhë kohore barbarët e karpateve dogjën 27 fshatra me mbi 700 shtëpi e kulla,therën e shkrumuan mbi 1800 banorë,grabitën rreth 7000 krerë bagëti të imta e të trasha...38
   Për këto akte të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve,asokohe kanë njoftuar shumë burime të huaja,por edhe ato serbe.Në librin”Golgota shqiptare”të autorit Leo Freundlich,ndër të tjera thuhet:”Në rajonin e Lumës u shkatërruan krejtësisht 27 fshatra dhe banorët,duke përfshirë edhe fëmijtë që u vranë.Në këtë zonë janë parë skenat më të frikshme të krimeve mizore kundër popullit shqiptar gjatë luftës me gjenocid.Gra dhe fëmijë,pa ekzagjerimin më të vogël,janë zhytur në kashtyë dhe janë djegur të gjallë përpara syve të babalarëve e bashkëshortëve të lidhur këmbë e duar.Gra shtatzëna  janë shpërthyer në mes në mënyrën më të llahtarshme dhe fëmijët e palinduar janë ngritur përpjetë me bajoneta.Ai që më ka treguar,një xhentelmen,një zotni burrë,me përgjegjësi dhe me potencë të madhe,në fund të këtij kallzimi,më tha:”E tëra kjo duket e pabesueshme,por është gjithçka e vërtet”.39Gazeta”Daily Telegraph” shkruan:”Historia nuk njeh persekutime më të fëlliqura se sa paspojën e llahtarës së duarve dhe shpirtit të trupave(reparteve)të gjeneral Jankoviqit”.
   Për shpirtin shoven të reparteve serbe të vdekjes,kanë  shkruar edhe vet xhelatët serb.Në gazetën serbe”Radniçke Novine”,njëushtarak serb,në një letër të publikuar aty,për masakrat serbe në Lumë ndër të tjera shkruan:”...Mund të them se këtu ndodhin gjëra të lemeritshme.Unë rrënqethem nga e gjithë kjo dhe gjithnji e pyes vetveten,vallë është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar dhe të bëjë kështu?Kjo është e tmerrshme e llahtarshme...Nuk guxoj dhe s´kam kohë të të shkruaj gjerësisht.Mund të them se Luma nuk ekziston më.Gjithëçka është shndërruar në kufoma,hi e pluhur. Kishte fshatra me nga 100-150-200 shtëpi,në të cilat nuk ngeli apsolutisht askush gjallë,askush gjallë...I mblidhnim tubë,40  deri 50 njerëz,dhe ashtu si ishin,grumbull i thernin të gjithë me thika.Plaçkitja ordinere u bë kudo.Oficerët plaçkitën kope të tëra bagëtish dhe i shitën përmes ushtarëve në Prizren...”40Po në gazetën”Radniçke novine”socialdemokrati Dimitrije Tucoviç,për masakrat e ushtrisë serbe,ndër të tjera shkruan:”...Kur trupat  serbe shkatërruan fshatin Topojan(fshat i Lumës-Sh.B)aty s´kishte burra.Oficerët rezervë që morën urdhëra ta djegin fshatin dhe të thernin me thika,kot kundërshtonin,kot i përsëritnin fjalët”të gjithë a?”Të gjithë ishte përgjigjja e njëfar kapiten Jurishiqit.Për dy orë u vranë 500 shpirtëra...Shqiptarët e “egjër”ushtarët tanë të zënë rob i çarmatosnin dhe i lëshonin,kurse ushtria jonë e”kulturuar”e shekullit XX po i vretë edhe fëmijtë e tyre....”41Ndërsa një ushtarë i quajtur Vuksanoviq rrëfen kështu:”Shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake,por së shpejti erdhurdhëri se nuk kishte levërdi të shpenzohet municioni,prandaj shqiptarët do të therren me thika.Dhe kështu ndaheshin në grupe grupe....rreshtoheshin në rreshta me fytyra të kthyera kahë njëri tjetri dhe atëherë oficerët dhe nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një në qafë.këta njerëz fatkëqinjë as që luanin nga vendi,as nuk bërtisnin,as nuk mbroheshin,thuajse nuk ishin qenje njerëzore të vetëdijshme,por shikonin të qetë si i therrej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij.Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore,të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur.Është kjo njëra nga skenat më të llahtarshme që e përjetova gjatë luftrave.Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohet çfarë bënë serbët ndaj tyre.”42
    Dhe për të parë me shifra(jo të plota)  barbarinë serbe në Lumë,po sjellim disa nga të dhënat e detajuara që ka mbledhur e botuar Sotir Koleja më 23”dimëruar”(dhjetor 1913),të prira nga shenimi:”Gjakësijat dhe ligësijat të panumërta që punojë ushtria e Serbisë në rrethet....e  Lumës në Shqipërinë e veriut,pasi u shua lëvizja e malësorëve në vjeshtën e parë 1913 dhe pasi lëçiti amnestijen guverna e Serbisë.Nga këto që u panë dhe u shenuan,thotë z.Koleja-mendja e njeriut mund të kuptojë mërirat dhe tmerret që as u panë dhe as u dëgjuan,sa s´i mban goja për me i tregue:
1.Në Shullan:ushtria serbe plaçkiti tërë fshatin,dogji 5 shtëpi dhe shkoi në bajonetë gjithë gjindjen.Shpëtuan vetëm 3 njerëz,sepse u ndodhën jashtë fshatit,kur therej gjindja...
2.Në Dode:Plaçkitën fshatin dh dogjën një shtëpi.
3.Në Ploshtan:Nuk dogjën shtëpira,por bënë rrëmujë tërë gjanë...
4.Në Topojan:Fshatin e dogjën fund e krye dhe gjindjen,si ja 500 vetë,burra,e gra të çdo moshe i vranë me bajonetë.
5.Në Ceren:Plaçkitën gjithë çka gjetën,rrëmbyen gjithë gjënë e gjallë.
6.Në Bushtricë:Dogjën tre shtëpi,morën 50 kuaj...
7.Në Palush:Dogjën fshatin fund e krye dhe vranë e hodhën në zjarre më tepër se 100 vetë,gra,burra dhe kalamaj.
8.Në Gjegje:Plaçkitën fshatin dhe rrëmbyen 27 lopë e 130 bagëti .
9.Në Matranxh:Bënë  rrëmujë gjithë katundin dhe rrëmbyen 4 kuaj,17 qe e 400 dhen.
10.Në Vasije:Përveç të plaçkiturit e shtëpive,morën 230 krerë bagëti,32 lopë,15 kuaj dhe 2 mushka.
11.Në Barruc:Morën gjithëçka kishte fshati si dhe 13 lopë,14 dele dhe 6 kuaj.
12.Në Gjabër:Bënë plaçkë fshatin dhe morën 3 gomerë,25 dhen e dhi,4 kuaj dhe 40 lira turke.
13.Në Draç:Përveç katandisë dhe ushqimeve,sidomos 500-600 okë fasule,morën 2 kuaj dhe 250 berre.
14.Në Gjin:Plaçkitën fshatin dhe morën 400 berre,5 lopë e 1 kalë.
15.Në Kalis:Bënë rrëmujë gjithë gjënë,dogjën 40 shtëpi dhe vranë 67 vetë-gra,burra e kalamaj dhe rrëmbyen 500 krerë bagëti,50 lopë,10 kuaj,10 gomerë,4 mushka.
16.Në Lusën:Dogjën 25 shtëpi,therën 52 vetë(76 vetë-Sh.B)rrëmbyen 1000 bagëti,100 lopë,6 mushka,10 gomerë,25 kuaj.
17.Në Vilë:Plaçkitën e dogjën 6 shtëpi...
18.Në Ujmisht:Plaçkitën e dogjën 21 shtëpi dhe vranë 15 vetë si dhe rrëmbyenberra,50 lopë dhe 30 kuaj.
19.Në Xhafere:Këtë fshat prej 25 shtëpiash e dogjën fund e krye dhe gjithë  gratë e burrat i vranë me bajoneta,dy veta që s´u ndodhën në fshat,shpëtuan.
20.Në Brekijë:Edhe këtë fshat prej mëse 150 shtëpiash e bënë hi dhe njerëzit,sa u ndodhën aty...
21.Në Lojme:dogjën 60 shtëpi dhe therën gjithë meshkujt,gra e çiliminj.
22.Në Nimçë:Katundin e bënë hi nga njerëzit shpëtuan vetëm 5 vetë,të tjerët,burra,gra e foshnje i shkuan në bajonetë.
23.Në Përbreg:Fshatin e tërë e dogjën dhe e bënë hi  dhe gjithë njerëzinë,375 veta burra,i shkuan në bajonetë.
24.NëSurroj:Dogjën 130 shtëpi dhe vranë 55 burra e 2 gra,të cilat i zunë besë amnestijes...
25.Në Novosej:I vunë zjarrë tërë fshatit. Dhe i hodhën të gjallë në zjarrë 9 fëmijë dhe një grua dhe rrëmbyen 40 kuaj,280 lopë,1300 dhen e dhi.
26.Në Bardhoc:Dogjën tërë gjanë e Haxhiut të Bardhocit.
27.Në Sulaj(Sumaj):Dogjën 24 shtëpi vranë një fshatar dhe rrëmbyen 500 dhen,10 dhi,10 kuaj.
28.Arrëzë(Arën):Dogjën 10 shtëpi dhe vranë 10 fshatar të këtij fshati.43

  Edhe në Malësinë e Gjakovës,pas 12 ditë përleshjesh të përgjakshme,më 8 tetor 1913,12 mijë trupa serbe të mbështetur nga artileria e rëndë sulmuan këtë rajonë dhe në këto ekspedita shfarosëse mbi 2 mijë shtëpi u bënë shkrumb e hi,u dëmtuan e u plaçkitën pasuritë e ndryshme,bagëtia e të korrat,si dhe bënë masakrat më çnjerëzore,duke vrarë  e djegë në zjarr deri edhe fëmijët e gratë shtatëzëna.44Në luftimet e tetorit 1913 në rrethinat e Gjakovës,kryengritja shqiptare u dëmtua edhe nga grupi i kryengritësve në krye me Riza bej Kryeziun,i cili ato ditë nuk qe aktiv në mbrojtjen e pozicioneve dhe e kishte tradhëtuar udhëheqësin e kryengritjes Bajram Curri,duke u futur në bisedime me majorin serb Tankosiq.Dhe,kjo ushtri barbare meqë kishte epërsi në numër të ushtarëve dhe të teknikës luftarake karshi forcave shqiptare,arrit të depërtoi në Gash,Krasniqe e deri në Nikaj e Mertur.45Në këtë ekspeditë ushtarake u prekën edhe banorët shqiptarë të Plavës e të Gucisë dhe dëshmitarët e kohës japin hollësi për terrorizimin dhe masakrimin në këto anë.Forcat serbomalazeze në këtë rajon pushkatuan 720 burra,nga këta vetëm në Qafë të Previsë 550 vetë,në Brezovicë 150 vetë dhe 11 vetë në qytetin e Plavës.46

   Pas kësaj ekspedite ushtarake,kryetari i qeverisë serbe Nikolla Pashiqi,në gjysmën e tetorit 1913 përpiqej që përmes Esat pashë Toptanit të relaksoi gjendjen tepër të rëndë në Shqipëri,me qëllim që t´i bind Fuqitë e Mëdha se këtu mbretëronë qetësia dhe rendi!!Mirëpo e vërteta për ngjarjet në Shqipëri nuk mund të fshihej,dhe këtë të vërtet e demaskonte pikërisht gazeta serbe”Radniçke Novine”.Dimitrije Tucoviqi në nja nga numrat e saj theksonte:”Shkoni prej Gjakovës nëpër Qafë të Prushit për në Spas të Drinit,ose prej Prizrenit luginës së Drinit për në Lumë e më tutje për në Petkë,Mihanë e pukë,ose në të majtë për në Bicaj,Basjat,Kalesh,Lurë për Orosh,apo prej Dibrës nëpër Zhirovnicë e Peshkopi,apo prej Ohrit për Elbasan nëpër luginën e Shkumbinit-gjithkund do të gjeni varre e skeletet njërin pran tjetrit.”47
  Ndërkaq gazeta e Zagrebit”Hrvatska Novosti”për kër këtë situatë shkruan:”Çudi e madhe?!Serbët jo vetëm në kohën e luftimeve,që bënë aq çudira mbi shqiptarët e Kosovës sa gjithë bota u neverit,por edhe sot pas vendimeve të Konferencës së Londrës,kudo që kanë shkelur,vrasin,presin,vjedhin,burgosin,dhunojnë e plaçkisin popullsinë e pafajshme vetëm pse janë shqiptarë.”48
Shtypi shqiptar i kohës përveç që shkroi dhe dënoi brutalitetin e forcave serbe  ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare,ngriti edhe zërin e protestës,duke akuzuar këtu  Fuqitë e Mëdha,sidomos Rusinë,Francën...për ndihmën logjistike dhe diplomatike që i kishin dhënë Serbisë.Gazeta”Përlindja e Shqipnisë”për këtë çështje shkruan:”Historia ka për ta  dënuar një ditë Evropën,e cila është shkaktarja e të derdhurit të këtij gjaku pa faj.Zërat e britmat e atyre dëshmorëve që vriten,arritën deri në qiell.Megjithë këto,Evropa qëndron e shurdhër!”49
Pavarësisht nga kjo,kryeministri serb Pashiq ndjehej i sigurt,sepse kishte përkrahjen e Rusisë...Kështu ambasadori rus në Beograd z.N.Hartvig ato ditë në takimet me homologët e vet disa herë do të përsëriste se”qëndrimi serb në çështjen shqiptare është fare korrekt”,ndërsa”detyra e Fuqive të Mëdha do të ishte që të kujdeseshin që territori kufitar serb të mos shkelej më,prej bandave gjakatare të shqiptarëve!!!”50


                                             1.6/Përfundim
 
  Pas terrorit që bëri ushtria serbe në trevat e ripushtuara shqiptare,më 15 tetor 1913 Ministri i jashtëm austrohungarez z.Berhtold urdhëroi ambasadorin e vet në Beograd Storckun,që t´ia paraqes Pashiqit kushtin se a ishte Serbia e gatshme që brenda një afati të caktuar t´i tërheq trupat e saj nga Shqipëria londineze,dhe këtë presion Austro-hungaria e bënte jo se donte ta mbronte Shipërinë dhe popullin e saj,por e bënte për shkak të interesave të veta strategjike që kishte atje.Meqë Pashiqi nuk dha një përgjigje të kënaqshme,më 18 tetor Austro-Hungaria i dërgoi qeverisë serbe një notë verbale në formë ultimatumi,ku kërkohej që brenda tetë ditësh ushtria serbe të lëshonte territorin shqiptar.Për këtë qëllim qeveria e Vjenës mori pëlqimin e Gjermanisë dhe të Italisë,ndërsa qeveria serbe pasi u këshillua me miqtë e vet:Rusinë dhe Francën  një ditë përpara afatit të përcaktuar nga Vjena(më 25 tetor 1913),u detyrua t´i tërheq trupat ushtarake,në vijën kufitare të caktuar,padrejtësisht në Londër më 22 mars 1913.50Edhe pse kryengritje e vjeshtës së vitit 1913 u shua me gjak,qëndresa shqiptare nuk do të shuhet dot kurr,ajo do të vazhdojë edhe gjatë viteve 1914-1915.


___________________________

1 Dr.Xh.Shala:Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918,Prishtinë 1990,fq.149;/Instituti i historisë:isa Boletini dhe koha e tij,Prishtinë 1998,fq.135/136./A.Puto:Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914,Tiranë 1978,fq.412.
2 Dr.Xh.Shala:vepra e cituar,fq.150./I.Qemaili:(Përmbledhje dokumentesh),Tiranë 1982,fq.311./Instituti i historisë:Isa Boletini dhe koha e tij,Prishtinë 1998,fq.117.
3 D.Tucoviq:Serbia dhe Shqipëria,Prishtinë 1975,fq.92./S.Martinoviq-Qëndrimi i ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve…në vitet 1912-1913,Gjurmime albanologjike VII-1977,Prishtinë 1978,fq.277/278.
4 Xh.Martini:Elez Isufi,Tiranë 1994,fq.39/Sh.Hoxha:Luma në luftrat për liri,Tiranë 2002,fq.231./citat i marrë nga gazeta:“Përlindja e Shqipnisë“,14 gusht 1913/.
5 Dr.Xh.Shala:vepra ecituar,fq.151.
6 Sh.Hoxha:vepra e cituar,fq.230.
7 M.Rizvanolli:Elez Isufi-prijës i qëndresës antiserbe në Dibër 1912-1913,nga libri:“Elez Isufi  kreshnik i Dibrës“,fq.47/Sh.Hoxha:vepra e cituar,fq.232.
8 Raporti i naçallnikut të Dibrës N.Çirkoviq lidhur me luftën shqiptare kundër Dibrës(shtator 1913) 8 tetor 1913,Mbretëria e Serbisë sekret nr.75,DASIP.PO.F.VIII.d.I.p/6-VII 8 tetor 1913 Beograd.(cit.i marrë nga libri i Prof.dr.Hakif Bajramit:Si e okupoi Serbia Kosovën,më 1912(I),Prishtinë 2003,fq.151-153).
9Dr.Xh.Shala:vepra e cituar,fq.155,;/Xh.Martini:Elez Isufi,Tiranë 1994,fq.44/45;/Citime nga gazetat-„Obzor“,14.X.1913-Zasgreb;“Radniçke Novine“ 24.IX.1913 Beograd;“Përlindja e Shqipnisë“ 1.X.1913,Vlorë).
10 Raporti i naçallnikut të Dibrës N.Çirkoviq...(i cituar nga libri i Prof.Dr.H.Bajrami:vepër e cituar,fq.163.)
11 Sh.Hoxha:vepra e cituar,fq.231.
12 Sh.Hoxha:Luma në luftrat për liri,Tiranë 2002,fq.233.
13 Sh.Hoxha:Portrete e syzime atdhetarësh(I),Tiranë 2002,fq.188/Dr.V.Kasapi:Mrekulli e natyrës kështjellë e historisë(Monografi për Lumë-Kukësin),Tiranë 1998,fq.84.
14 Q.Mataj:Hoxhë Mehmeti 1867-1927,Kukës 2002,fq.122-123/Dr.V.Kasapi:vepra e cituar,fq.84
15 Dr.M.Pirraku:Biri i malësisë së Gorës,revista”Sharri”-Opojë,mars 1998,fq.12.
16 N.Mani:Jehona e Topojanit,Kukës 2002,fq.80.
17Q.Mataj:Hoxhë Mehmeti1867-1927...,fq.123.
18 Sh.Hoxha:Portrete e syzime...,fq.188
19 A.Lushaj:Shipshani i Malësisë së Gjakovës,Tiranë 1999,fq.147 dhe 160
20 Po aty,fq.148,151 e 157.
21 Prof.Dr.H.Bajrami:Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912(I),Prishtinë 2003,fq.157,(cit.nga raporti i naçallnikut të Dibrës N.Çirkoviq lidhur me luftën shqiptare kundër Serbisë(shtator 1913,8 tetor 1913 dërguar Mbretërisë serbe në Beograd./DASIP.PO.F.VIII.d.I.p/6-VII/
22 Prof.Dr.V.Xhemaili:Kryengritja e vitit 1913 në Dibër,(besiana.de /qershor 2004)
23 Dr.Xh.Shala:Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918,Prishtinë 1990,fq.160-161/R.Fiçorri:Ushtritë e huaja në Shqipëri 1912-1922,Tiranë 2002,fq.131-132.
24 Xh.Martini:Elez Isufi,Tiranë 1994-fq.46.
25 Telegram i datës 10 tetor 1913 dërguar konsullit austro-hungarez-Vj.23-17-1740.
26 Dr.Xh.Shala:Vepra e cituar,fq.163./Radniçke Novine,27.XII.1913,Beograd./Obzor,1.XI.1913,Zagreb.
27 Gazeta”Politika”Beograd,shtator 1913/Vj.Telegram shifër nr.4073,datë 23 shtator 1913.
  (I cit.në librin :Elez Isufi të autorit  Xhafer Martini,fq.47.
28 Haki Stërmilli:Dibra në prag të historisë”,fq.80.
29 Prof.dr.V. Xhemaili :Kryengritja e shtatorit 1913 në Dibër(Besiana.de /korrik 2004)
30 Barbarizmat e ushtrisë serbe gjatë shtatorit-tetorit 1913,pas Kryengritjes së Dibrës,jepen në gazetën”përlindja e Shqipnisë”Nr.35 datë 25 dhjetor 1913,si dhe në gazetën”Liria e Shqipnisë”Nr.94 datë 21 maj 1914.Aty janë të shenuara të gjithë emrat e viktimave,të vrarë e të masakruar në format më mizore.
31 Gazeta”Lirija e Shqipnisë”,nr.30 vjeshtë II,1913//AQSH i RPSSH,f.252,1921,dos.80,fq.15-23./A.A.Bytyqi:Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në Kosovë 1878-1991,Prishtinë 2001,fq.56-57./F.Shabani:”Gjenocidi serbomadh ndaj shqiptarëve në Maqedoni 1912-1913,Bujku 19-21.09.1994./
     /Sh.Braha:Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare(1844-1990),Gjakovë 1991,fq.203-204-
32 Prof.Dr.V.Xhemaili:shkrimi i cituar më lartë,/F.Shabani:Artikull i cituar.
33 Gazeta”Përlindja e Shqipnisë”,nr.35 dt.25/27 dhjetor 1913 ;nr.1 dt.1/14 janar 1914 dhe nr.2.dt.4/17 janar 1914.
 Sh.Braha:vepra e cituar,fq.206-207.
34 Xh.Martini:vepra e cituar,fq.46-47(citur: raporti zyrtar i datës 8/21 kallnor 1914 me titull:”Barbarizmat e mizorinat serbe kundër shqiptarëve”.
35 Alfred Rapaport:”Rrjedhat e punëve në Shqipëri”1928,fq.55/R..Façorri:Ushtritë e huaja në Shqipëri 1912-1922,Tiranë 2002,fq.135-136.
36 Sh.Hoxha:Luma në luftrat për liri,Tiranë 2002,fq.234-235./Sh.Hoxha:Luma në kryengritjen antiserbe të shtator-tetorit 1913,Gazeta”Rilindja”31.12.1998,fq.16./Jehona,Shkup,Nr.61993,fq.101.
37 R.Fiçorri:Ushtritë e huaja në Shqipëri 1912-1922,Tiranë 2002,fq.132.
38 Q.Mataj:Ramadan Zaskoci,fq.159./Sh.Hoxha:Vepra e cituar,fq.238.
39 Albaniens Golgotha,Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes-Gesammelt und herausgegeben-Leo Freundlich,Wien 1913./Sh.Hoxha:Vepra e cituar,fq.248.
40 Gazeta:Radniçke Novine”Nr.212,Beograd 9 tetor 19123
41 Revista“Rruga jonë“Francë 1997,nr.28,fq.13
42 Gazeta”Radniçke novine”,Beograd -22 teor 1913/A.A.Bytyqi:vepra e cituar,fq.59.
43 Sotir Koleja:Barbarizmat Serbe....!23 Dimëruer(Dhjetor)1913(Ky material gjindet në Muzeumin e Rrethit të Kukësit). Gazeta”Liria e Shqipnisë”,nr.94,nr.95,maj-qershor 1914./N.Manaj:Jehona e Topojanit,Kukës 2003,fq.115-116/Sh.Hoxha:vepra e cituar,fq.238-239./R.Façorri:Vepra e cituar.142.
44 A.Lushaj:Shipshani i Malësisë së Gjakovës,Tiranë 1999,fq.159-160.
45 Xh.Shala:vepra e cituar,fq.161
46 Sh.Braha:Gjenocidi serbomadh   dhe qëndresa shqiptare 1848-1990,Gjakovë 1991,fq.209.
47 D.Tucoviq:Zgjedhje punimesh II,Prishtinë 1983,fq.229./Xh.Shala:Vepra e cituar.fq.162/A.A.Bytyqi:vepra e
   cituar,fq.58.
48 R.Feçorri:vepra e cituar,fq.135.
49 Gazeta”Përlindja e Shqipnisë”,Vlorë 27.IX.1913,/Xh.Shala:vepra e cituar,fq.165.
50 A.Rappaporti:Rrjedha e punvet në Shqipni,Tiranë 1928,fq.59.Sh.Shala:marrëdhëniet  shqiptaro-serbe  1912-1918,Prishtinë 1990,fq.165.
50 Xh.Shala :vepra e cituar,fq.165-166./AS-MID-PO  1913,F.XVII-D.I-br.6764;6719;6704.

                              


Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >